Barcelona dhe Dortumund në sfidë për shërbimet e lojtarit të Chelsea

Hakim Zyiech ka futur në “luftë” Barcelonën dhe Dortmundin.

Siç raporton “Sport”, të dyja ekipet janë të interesuara për të marrë shërbimet e anësorit maroken. 28-vjeçari nuk është i kënaqur tek klubi anglez dhe po kërkon një ekip tjetër për të fituar më shumë hapsira në fushën e lojës.

Kujtojmë se Zyiech shkëlqeu në periudhën kur ai luante për Ajax dhe tashmë Dortmund dhe Barcelona besojnë se mund ta rikthejnë djaloshin në formën e tij më të mirë./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 14:03