“Audi” merr flakë në lëvizje në Koplik, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjeti tip “Audi” ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur plotësisht në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, K. J., 25 vjeç nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë dalë menjëherë nga makina.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve.

Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 16:19