Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur për herë të parë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit i përmendi “Trekëndëshin e Berimudës”.
Basha e futi “në një thes” me Berishën dhe Ramën, Ilir Metën.
Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në oraneës, Ilir Meta tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës, që sipas tij janë:
Bojkoti i reformës territoriale
Bojkoti i reformës në drejtësi
Djegia e mandateve
Zerimi i pushtetit vendor
Që pas humbjes së zgjedhjeve sulmin e hapur të liderit të PD-së, Lulzim Basha kundër Ilir Metës e pasoi edhe çarja e fortë mes partisë më të madhe në opozitë dhe LSI-së. Në 17 Shtator nga Korça kur u pyet për “Foltoren” e Sali Berishës, Ilir Meta tha “Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla se nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha është si vera sa më shumë kalon koha aq më tërheqës dhe aq më demokrat bëhet”./albeu.com/