Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30 në Tregun Elektrik, ku një makinë ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç.
Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Pasditen e sotme në orën 17:30 te “Tregu Elektrik” mjeti me drejtues I. C. ka aksidentuar një fëmijë të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve./albeu.com/