Policia ka vënë në pranga shtetasin F. G., 50 vjeç, banues në Tropojë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit F. G., 50 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 04.11.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com