Oferta e pazakontë e shtëpisë publike për klientët që pranojnë të vaksinohen ndaj Covid-19

Një “sauna club” në Austri po ofron kupona falas për 30 minuta, me një punonjëse seksi, për klientët që vaksinohen për COVID-19 në vend.

Sex Star Sauna Club filloi promovimin të hënën dhe do të vazhdojë të administrojë vaksinat një herë në javë për pjesën tjetër të nëntorit. Sipas Daily Beast, vaksinimet po bëhen të hënën në mbrëmje nga ora 16 deri në 22:00.

Ky program vaksinash i pazakontë, vjen pasi rastet e Covid-19 po rriten në Austri. Më pak se 65% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar – një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Muajin tjetër, austriakëve do t’u kërkohet të tregojnë prova të dy dozave për të hyrë në restorante, teatro dhe sallone flokësh, si dhe në shtëpi publike.

Drejtori i klubit Christoph Leilacher tha për Reuters TV se mbrëmja e parë e vaksinimeve shkoi mirë.

“Është një veprim kaq i madh të bësh një deklaratë të tillë, veçanërisht në industrinë tonë,” tha ai. “Dhe tani ne kemi një vend të shkëlqyer vaksinimi dhe jemi shumë të njohur.”

FunPalast pa një rënie prej 50% të klientelës që nga fillimi i pandemisë, raportoi Daily Beast. Tani, klientët kanë një arsye shtesë për ta vizituar.


Shtuar 12.11.2021 14:56