“Love Story” vjen shumë ndryshe në këtë sezon të ri dhe djali i cili do të jetë në qendër të vajzave është i biri i Robert Aliajt, opinionistit të këtij formati.
Programi i cili nis më 15 nëntor do të ketë në qendër Kristi Aliajn, një ekspert parfumesh i cili më të atin përballë do të kërkojë dashurinë në ekran.
Nuk e dimë ende nëse Roberti do të tregohet tolerant me djalin e tij, apo nuk do t’i kursejë kritikat siç ndodh në shumicën e rasteve.
Ndërkohë, pak kohë më parë, autorja e programit, Ilda Lumani kishte treguar se në fronin e programit do të ishte edhe një vajzë, nisur edhe nga interesi i madh i publikut. /albeu.com/