Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit italian

Inter rikthehet në sulm për të fituar shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar, Giacomo Raspadori.  Inzaghi i ka kërkuar Beppe Marotta-s të fillojë të interesohet për Raspadorin dhe mesa duket transferimi është shumë afër.

Marotta ka punuar pa u ndjerë për transferimin e djaloshit dhe me shumë ngjasa ai do të vishet zikaltër në janar. Sassuolo kërkon për sulmesin një shifër prej 40 milion eurosh por Marotta po mendon të kompesojë një pjesë të shumës duke i ofruar njërin prej Agoume, Mulattieri, Satriano ose Pirola.

“Sportmediaset” thekson se të tjera të reja do të kemi javët që vijnë./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 15:17