Partia e Zaev i përgjigjet VMRO-DPMNE me një pyetje: Po kërkoni alibi përmes lajmeve të rreme?

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili tha se do ta shtyjë dorëheqjen deri në stabilizim të vendit. Ata thanë se Zaev jo vetëm është humbës, por edhe mashtrues klasik.

Kësaj deklarate, partia e Zaev, LSDM, i është përgjigjur me pyetjen nëse është tretur shumica e Micksokit dhe tani kërkojnë alibi përmes lajmeve të rreme.

“A është tretur shumica e Mickoskit, kështu që tani ai kërkon alibi përmes lajmeve të rreme? Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallati i Bardhë?”, pyet LSDM-ja.

“Presionet, shantazhet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve janë tipar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa shembulli i fundit i kësaj ishin kërcënimet dhe ngacmimet e deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese. Nëse deputetët janë të qetë, shteti, institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e VMRO-DPMNE-së, tentativat për kërcënime dhe presione dhe kësaj radhe nuk do të kenë sukses”, thuhet në reagimin e LSDM-së./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 11:28