Kryeministri holandez sot në Tiranë, kë pritet të takojë

Sot mbërrin në Tiranë kryeministri i Holandës Mark Rutte. Ai do të mbërrijë në mesditë dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, më vovë.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

Kujtojmë se Holanda, për herë të parë, qershorin e këtin viti, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj për integrimin në BE dhe përparimin me reformat./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 08:25