Reshje shiu dhe dëbore, si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Pas fundjavës me shi, kjo javë ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar situatë e cila do të vijojë deri pasditen e së martës.

Meteorologia Adiola Bani, bën me dije se pasditen e të martës presim të kemi shtim të vranësirave, fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje të pakta të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pas mesnatës në zonat malore kryesisht veri-verilindje priten edhe reshje dëbore, raporton abc neës.

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë mesit të javës, ndërsa e premtja dhe fundjava rikthejnë motin e kthjellët dhe rritjen graduale të temperaturave. Theksojmë që kjo javë ka nisur me mot të ftohtë pasi vlerat minimale do të shënojnë -2 apo -3 Gradë Celsius në zonat e thella malore.

Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e enjte, ndërsa maksimumi deri ditën e enjte parashikohet jo më shumë se 14 apo 15 gradë celsius. Fundjava sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten sërish 20-21 Gradë Celsius. Parametri i erës gjatë mesit të javës pritet të jetë problematik.

Ndërsa  Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë fillimit të kësaj jave, paraqiten me mot të ftohtë, ku vlerat minimale kanë zbritur në -4 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mbetet 9-10 gradë celsius, mbeten deri më mesin e javës.

Gjithashtu gjatë mesit të javës priten kushte të paqëndrueshme pasi sjellin reshje dëbore, ndërsa fundjava në vendet e rajonit sjell përmirësim dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.


Shtuar 5.04.2021 13:16

Tags: , ,