Vranë shqiptarin brenda shtëpisë së “barit”, dënohen me burgim të përjetshëm 4 anglezët

Autoritetet kanë dënuar me burgim të përjetshëm 4 anglezë, të cilët akuzohen se kanë vrarë një shtetas shqiptar.

Urim Gjabri, 46 vjeç u gjet i vdekur në shtëpi nga një mik i tij. Shqiptari kishte shkuar si refugjat në Australi, ndërsa në banesën ku u gjet i pajetë banonte me qira.

Autorët e vrasjes së tij janë Ben­jamin John Mitchell 34 vjeç; Alfred Claude Rigney 47 vjeç; Matt Bernard Ten­hoopen 25 vjeç dhe Aaron Don­ald Carver 38 vjeç.

“Unë pranoj për të gjithë ju që një rezultat i tillë (vdekja e shqiptarit) nuk ishte pjesë e planit”, tha një prej tyre, ndërsa shtoi se: “nuk ishte e qartë saktësisht se si ose kur u vu në jetë plani për të për të vjedhur kanabisin”.


Shtuar 5.04.2021 13:21