Denis Zakaria i Borussia Moenchengladbach është tashmë një objektiv për Juventusin.
Klubi italian deri më tani ka piketuar dy mesfushorë si Witsel dhe Tchouameni.
24-vjeçarit zvicerian i skadon kontrata me klubin gjerman në 30 qershor të vitit që vjen dhe Juventus ndjehet favorit për të fituar shërbimet e tij. Kështu Roma ndjehet e “kërcënuar” nga interesimi i Juventus-it për mesfushorin Zakaria.
“Zonja e vjetër” e sheh si alternativë ideale zvicerianin në rast se nuk arrihet akordi me talentin Tchouameni ose Witsel./h.ll/albeu.com