Edhe pse Etrit Berisha nuk ka debutuar ende me Torinon në Serie A dhe Thomas Strakosha që ka humbur vendin e titullarit dhe po merr minuta vetëm Europa League është një fakt që nuk e shqetëson aspak trajnerin Edi Reja i cili nuk ka dyshime për cilësitë e këtyre dyve.
Ajo që kërkon të përmirësojë trajneri është nga mesfusha e lart.
Berisha, Strakosha në stol, i druheni këtij fakti? “Jo sa i përket portierëve jam i qetë. Kush luan ëshë më në formë, por kur vijnë këtu punojnë shumë. Mbase janë edhe më të karikuar ngaqë nuk luajnë në klub. Nuk kam pasur probleme me portierët. Skuadra po rritet, ajo që dua të përmirësohemi është pjesa nga mesfusha e lartë. Është edhe portieri tretë, Selmani që kur është thirrur në apel ka qenë gati. Ka treguar se është në gjendje të zëvendësojë Berishën apo Strakoshën. Edhe Hoxha është gjithnjë aty, duhet t’i bëjmë komplimente këtyre lojtarëve pasi nuk janë si të tjerët. Kanë pranuar të rrinë edhe në pankinë apo të shkojnë në tribunë, ndaj duhet vlerësuar edhe aspekti professional”, theksoi Edi Reja../albeu.com