Reja: Është kënaqësi e madhe për mua të shoh këtë skuadër të rritet gradualisht

Për Shqipërinë tanimë mund të quhen të suksesshme këto kualifikuese të Botërit, Katar 2022, sepse asnjëherë më parë nuk kishim arritur të siguronim 15 pikë dhe kemi mundësinë ti mbyllim me më shumë pasi kemi ende edhe dy ndeshje,  Anglinë dhe Andorran.

Kemi shumë gjasa që t’i mbyllim këtë eliminatore në vendin e tretë që ishte edhe basti i Kombëtares tonë në nisje.

Edi Reja shprehet i kënaqur me performancën e ekipit dhe padyshim akoma më tepër kur sheh se si kjo skuadër po rritet në mënyrë graduale.

“Lojtarët e kanë të qartë tashmë sepse e kanë parë që kanë mundësitë për të bërë më shumë dhe për të arritur objektiva të mëdha. Sigurisht është kënaqësi e madhe për mua të shoh këtë skuadër të rritet gradualisht, duke iu referuar paraqitjeve. Jemi një skuadër kompetitive. Kemi bërë dy ndeshje dinjotoze ndaj Polonisë, e cila vlerësohet si skuadra më e fortë pas Anglisë. Gjithashtu kemi fituar dy ndeshje me Hungarinë, një skuadër që ishte në Euro 2020, një skuadër me shumë eksperiencë. Ne jemi rritur ky është një fakt. Nëse do ta mbyllim me 18 do të jem shumë i kënaqur, por dua ta përsëris që më vjen shumë keq që nuk arritëm dot të kapin Play-off  pasi ishim shumë afër dhe e kishim në dorë,” thotë ndër të tjera Reja. r.t/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 12:45