Mbi 800 viktima për 24 orë, britanikët frikësohen se bilanci do kalojë mbi 40 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit, Britania ka shënuar shënuar 847 viktima dhe në total tashmë numërohen rret 14 mijë e 576 viktima si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë numri i të prekurve mësohet të jetë 108 mijë e 692.

Ekspertët zyrtarë të shëndetit publik janë shprehur se bilanci i viktimave nga COVID-19 në Britani me shumë gjasa do të jetë 40 mijë teksa nuk kanë munguar kritikat për qeverinë që ende akuzohet se po vepron shumë ngadalë.

Britania së bashku me Francën janë vendet që tashmë duket se po kalojnë pikun e COVID-19 në Europë.


Shtuar 17.04.2020 15:07