Pse ra VV-ja në zgjedhjet lokale?

VV është në pushtet nga fillimi i këtij viti. Pothusjese udhëheq në mënyrë absolute me Republikën e Kosovës.

Pretendimet e VV kanë qenë të mëdha. Nuk ka fushë qe nuk ka propaganduar ndryshime të mëdha dhe shumë pozitive.

Tash po kalojnë mbi 9 muaj dhe ndryshimet po mungojnë.

Shikuar në ketë anë, del se faktor kryesor të humbjes së numrit te votave mbi 40%, janë pikërisht dështimet e VV-së nivel lokal dhe qëndror.

Faktor tjetër është mos-përzgjedhja e kandidatëve të kualifikuar për pushtet lokal.

Duket se me qellim janë këto punë anash, në mënyrë që të mos ketë pergjegjesi ky subjekt për ndonjë deshtim në komuna.

Këta janë dy faktorët më kryesor, natyrisht se ka edhe të tjerë, pse kemi një ulje të madhe të votave për VV-në.

Dhe, nëse kështu ecë puna, do te kemi ikje edhe më të madhe të qytetarëve nga VV-ja.

Nuk mundet asnjë subjekt politik që me propagandë populiste të mbahen masat.

Kjo per faktin:

Pushteti lokal ku ka qenë i udhehequr nga VV-ja, si ne Prizren dhe ne Mitrovicë, ka patur vetëm dështime.

Në nivel qëndror nuk kemi përmiresime në shume fusha.

Konkretisht:

1. Punëtoret duan regullim të gjendjes në punë. Atyre u duhet mbrojtje ligjore dhe sigurime pensionle e shëndetesore.

Një faktor tjetër është mosrealizimi i të ardhurave minimale në shume 450 euro. Shuma e 250 eurove është qesharake.

2. Arsimi kerkon ndryshime pozitive e jo vazhdim i punes se njete me intervenime kozmetike.

3. Ne fushën e rendit dhe të sigurisë nuk kemi ndonjë ndërrim pozitive. Flitet dhe diskutohen shume veprime, por gjendja po vendnumero. Krimi dhe korruocioni po lulëzon.

Veriu eshte tërësisht jashtë kontrollit të Republikes.

4. Nuk kemi as permiresime ne kulturë, në shëndetësi e në fushat e tjera.

5. Tërësisht kemi ngelje në njohjet ndërkombëtare. Madje, kemi gjendje edhe më të keqe për Kosovën në shumë mekanizma nderkombëtar.

Ndryshimi i vetem që është bërë në pushtet është nxerrja jashtë nga bordet e shumta të shumë vetave dhe zevendesimi i tyre me njerez te VV.

Kështu u be edhe me ambasadore dhe konsuj. Fshesa do te vazhdoje më thellë.

Faktet e tilla ndikuan ne ikjen e votueseve nga VV-ja

Dhe, ketë e dinte VV-ja. Prandaj kemi kuader kandidues nga VV-ja per kryetar te komunave thjeshtë te papërgatitur.

E tërë kjo ndikoj ne rënien mbi 40% te VV-së.


Shtuar 7.11.2021 13:25