Sado të apasionuar të jeni pas modës, trendeve të fundit dhe kombinimeve të guximshme, ka ditë kur visheni thjesht sa për të dalë nga shtëpia.
Kur të gjendeni përballë atyre ditëve, mbani në mendje këto kombinime të thjeshta për të mos e vrarë fare për mendjen për pyetjen “çfarë të vesh?”:
1. Pardesy + këpucë serioze, e gjithë veshja në nuanca neutrale, ngjyra bezhë/kafe
2. Pulovër + xhinse + çizme kauboj (ose të tjera)
3. Xhaketë + xhinse + çizme deri te kyçi i këmbës
4. Këmishë e zezë + xhinse + çizme/këpucë me pak takë
5. Xhaketë + fund me ngjyrë të theksuar + çantë "tote"
6. Bluzë e ngushtë + xhinse + atlete
7. Fustan treçereksh i gjerë + çizme/kambale
8. Xhaketë lëkure + bluzë pak e shkurtër + pantallona
9. Xhaketë kamosh + bluzë me prine + xhinse tub, të gjera në fund