Ndodhi në Francë! Qyteti detyron kryebashkiakut të zhvishet lakurit e të ecë mes qytetit

E cuditshme por e vërtetë! Një kryebashkiak francez është dëtyruar të arratiset nga karantina, pasi një qytetar e detyroi të zhvishej lakuriq nën kërcënimin e një arme.

Përballja e çuditshme filloi si një takim në dukje i zakonshëm midis Pascal Houbron, kryebashkiakut 53-vjeçar të qytetit të Bihorel në rajonin verior të Normandisë dhe një prej banorëve lokalë.

Ndërkohë që zyrati po zhvillonte mbledhje pune në shtëpi sepse bashkia e qytetit është e mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, gjatë takimit agresori nxori një armë zjarri, që doli më vonë të ishte pistoletë sportive, për të kërcënuar Houbron.

“Ai po më drejtonte një armë duke më penguar të dilja nga shtëpia ime. Ai më detyroi të zhvishesha para se të më bënte fotografi.” – i tha kryebashkiaku, radios “France Bleu”.

“Unë vrapova lakuriq, duke bërtitur për ndihmë, ndaj një fqinj që më fshehu në garazhin e tij.” – shtoi ai.


Shtuar 16.04.2020 19:00