Një nga çiftet më të ëmbla të ekranit, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë. Blogerja dhe balerini i famshëm e kanë çuar romancën e tyre në një tjetër nivel me nisjen e bashkëjetesës.
Argjira festoi ditëlindjen dhe mes urimeve të miqve e të afërmve, nuk kishte si të mungonte një dedikim edhe nga partneri, që i ka kushtuar fjalët më të ëmbla.
“Je plotësimi i shpirtit tim”, shkruan Graciano, krahas një fotoje ku mban në krah Gjirën, duke zbuluar edhe dhuratën për të. Ai i ka dhuruar partneres një makinë, e për ditëlindjen e saj duket se ka menduar në detaje, pasi këtë e tregon edhe ambienti romantik, zbukuruar me tollombace.