Shifrat e fundit: Shkon në 105 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Ka shkruan në 105 numri i viktimave prej koronavirusit në Greqi.

Mëdiat greke raportojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar tre vdekje të reja.

Ndërkohë lajm pozitiv sa i takon infektimeve të reja, në orët e fundit janë shënuar 15 raste të prekurish, duke e çuar në 2207 numrin total të të infektuarve.

Aktualisht në spital në gjendje të rëndë të intubuar janë 69 pacientë, ndërsa 66 të tjerë po trajtohen në reparte.

Mosha mesatare e të infektuarve është 68 vjeç, ndërsa e viktimave është 73.


Shtuar 16.04.2020 16:40