Gjatë natës, një banesë në Fushë-Krujë është shpërthyer me eksploziv.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zalle, në banesën në pronësi të shtetasit Edmond Hidri.
Mësohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com