Pedagogu dh eish-deputeti i PD-së Mark Marku ka folur për situatën e krijuar në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion”, Marku tha se Sali Berisha dhe ata që mbështesin këtë të fundit kanë shkatërruar PD-në.
Më tej, ai u shpreh se nëse dikush do t’i bënte “Foltore” Berishës do të ishte rrahur 10 herë në ditë.
“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve.
Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD”, tha Marku./albeu.com