Nxorrën në pritë “Kumbarin e Shkodrës”, FNSH blindon zonën

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhok Pllanaj rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 4.04.2021 22:04