Nga vjedhja te tentativa për vrasje, Policia “bën kërdinë” me arrestime

Policia e Shtetit ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme në Tiranë.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar që nga vjedhja, dhuna në familje, aksidente dhe tentativë vrasjeje.

Të lidhura

None found

Për më tepër informacion njihuni me njoftimin e Policisë dhe sqarimet përkatëse për secilin të dënuar.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. S, 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale ”Vrasje me dashje“, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas me datë 14.04.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S.. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. S, 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. A, 40 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi./albeu.com/