Tashmë është zyrtare që Conte do të jetë tranjeri më i ri i Tottenham.
Zyrtarizimi është bërë pak çaste më parë dhe fjalët e Conte ishin këto:
“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur që ndodhem këtu. Shumë i lumtur që rikthehem si tranjer pas një pushimi që nga largimi im me Interin.
Është shumë e bukur që jam rikthyer në Angli të drejtoj një klub të Premier League i cili ka ambicie të mëdha dhe të jetë sërish protagonist si Tottenham. Është koha të filloj punën për të përcjell te ekipi dhe tifozët pasionin tim, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë.
Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte i vonshëm dhe unë isha shumë i përfshirë emocionalisht pas atij sezoni me Interin. Ishte e vështirë për mua të ndahesha nga një klub si Interi pas atyre dy viteve të lumtura e të bukura, dashurinë e lojtarëve dhe tifozëve nuk mund t’I hidhja poshtë menjëherë duke u gjendur në një ekip të ri kështu që prita.
Vendosmëria e Daniel Levy për të më besuar mua këtë detyrë tashmë ishte e goditur në shenjë.
Jam gati, ndjehem gati dhe mezi pres të filloj punën time për të ringritur këtë klub aty ku e ka vëndin.”
Këto kanë qënë të gjitha fjalët e Conte pas zyrtarizimin me klubin anglez./h.ll/albeu.com