Kosova ashpërson masat ndaj COVID 19, ky është orari i lëvizjes

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për qarkullim. Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të dalin vetëm 90 minuta dhe kjo do të përcaktohet në bazë të letërnjoftimit ( numrin e parafundit personal).

Por, orari i ri i lëvizjes do të jetë i ndryshueshëm. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë masat.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 387 persona me COVID-19, 66 nga të infektuarit janë shëruar kurse 8 kanë ndërruar jetë


Shtuar 15.04.2020 07:32