Ministrja izraelite e Energjisë nuk mundi të merrte pjesë sot në samitin Klimës në Glasgoë sepse mënyra e transportit që i ofrohej nuk ishte e aksesueshme për karriget me rrota , tha ajo në një intervistë televizive.
Karin Elharar tha për televizionin izraelit “Channel” 12 se, ajo nuk mund të arrinte në Samitin e Klimës sepse opsionet e vetme për t’iu afruar atyre nga vendi i tubimit ishin të ecnin në këmbë ose të hipnin në një autobus pa karrige me rrota.
“Erdha në COP26 për t’u takuar me homologët e mi nga e gjithë bota dhe për të promovuar luftën tonë të përbashkët kundër krizës klimatike”, shkroi Elharar në Twitter. “Është për të ardhur keq që Kombet e Bashkuara, të cilat promovojnë aksesin për personat me aftësi të kufizuara në 2021, nuk shqetësohen për aksesin në eventet e tyre”, shtoi ajo.
Ministrja u shpreh gjithashtu se shpreson që deri nesër, të martën, të gjendet një zgjidhje.
Ministri I Jashtëm i Izraelit iu drejtua organizatorëve të konferencës, duke thënë: “Është e pamundur të shqetësohesh për të ardhmen, klimën dhe njerëzit pa kujdesin e parë për ata me aftësi të kufizuara”.
Ambasadori britanik në Izrael, Neil Wigan, kërkoi falje për incidentin fatkeq.
“Jam i tronditur kur mësova se Karin Elharar nuk ka mundur të marrë pjesë në takimet e COP26. I kërkoj ndjesë thellë dhe të sinqetë. Ne duam një samit të COP që është mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë”, shkroi Wigan në Twitter./albeu.com