Avionët spiunë të Turqisë shkelin 28 herë hapësirën ajrore helene

Provokimet turke kundër Greqisë vazhdojnë mbi Egje, teksa avionët nga shteti fqinj dhunuan hapësirën ajrore kombëtare helene.

Në veçanti, dy avionë spiunë, CN-235, kryen 28 shkelje në total, përfshirë dy shkelje mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor.

Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke (HNDGS), avionët spiunë janë identifikuar dhe kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës së vendosur./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 22:18