Paraditen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Astir ku ka takuar nga afër banorët e zonës.
Në pamje, qielli duket i kthjellët çka ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili shprehet se ky takim është realizuar një ditë tjetër.
“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij”, ka thënë Rama.
Më tej, kryeministri shton se po vijon vaksinimi masiv dhe distancimin fizik për të mposhtur koronavirusin.
“Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit”, shprehet Rama.