Cikalleshi protagonist në Turqi, asist dhe penallti e humbur (VIDEO)

Sokol Cikalleshi mbetet një protagonist i zakonshëm me Konyasporin e tij në Superligën e Turqisë, teksa në ndeshjen e ditës së sotme në transfertë ndaj Erzurumspor, dhuroi një asist por edhe humbi një penallti. Sulmuesi, pas një këmbëngulje të gjatë në krahë, shërbeu në zonë aty ku shoku i tij e dërgoi sferën në rrjetë për të hapur llogaritë e takimit.

Sakaq, në vazhdim, Konyaspor e pësoi por pati mundësinë të kalonte në avantazh pikërisht me Cikalleshin. Kavajasi mori përsipër goditjen e një 11-metërshi, por gaboi shënjestër.

Megjithatë, për fat të mirë kjo nuk ndikoi në rezultatin final të ekipit pasi në fraksionin e dytë, Koniaspor shënoi golin e dytë dhe në fund të 90 minutave mori tre pikë të plota. Kështu, me Cikalleshin si lojtarin kryesor, Koniaspor ngjitet në vendin e 11 me 39 pikë.


Shtuar 4.04.2021 15:52