SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-punonjësin e policisë Gjergji Kohila.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 8 vite burg për ish-punonjësin e policisë Gjergji Kohila.
Kohila dyshohet se bashkëpunonte me grupin e Habilajve në trafikun e drogës nga Vlora drejt Italisë. I arrestuari tjetër Sokol Bode, ish-shefi i stacionit policor në Dhërmi, nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj është veçuar dosja.
Fillimisht ata u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorine policisë së vlorës Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua. /albeu.com/