Prindër të një djali? Tea dhe Fationi bëjnë deklaratën LIVE në emision (VIDEO)

Puntata më e fundit e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel i ishte dedikuar Halloween-it. I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Pë’puthen”, Fation Kuqari, i cili u bë pjesë e lojës “Mashtro ose dëno”.

Teksa moderatorët e programit dhe Fationi zgjodhën fletët e tyre, duket se këtij të fundit dhe Tea Trifonit i ra që të bënin një mashtrim.

“Kam prej në viti që jam bërë baba”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”, i cili shtoi se është “djalë”.

Më pas Tea ia pret se a donin që të dinin emrin e djalit, duke shkaktuar habi në studio.

“Jam nëna e djalit. Prandaj jemi parë shumë bashkë kohët e fundit, edhe gjatë verës. E thamë jo shoku, e kështu”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

I pyetur Fationi se a ishte ai që i ka bërë dhuratë lule në mes të emisionit, ai shprehet: “E sa dhurata kam bërë”.

Ndërsa Tea shton: “Nuk ka dhuratë më të bukur se fëmija. Brian ia kemi vendosur emrin”


Shtuar 1.11.2021 10:13