Zlatan Ibrahimoviç mesa duket nuk ka ndërmënd të përfundoj karrierën tek ekipi i tij aktual Milan.
Në një intervistë për “ Telefoot”, Zlatan është shprehur se Milani ndoshta nuk do të jetë ekipi im i fundit.
“Nëse Milan më thotë të qëndroj unë do të qëndroj, nëse më kërkon të largohem unë do të largohem por do të vazhdoj të luaj.
Do vazhdoj të luaj deri sa tmë shterojnë fuqitë, kam akoma për të dhënë në fushën e lojës dhe nuk jam gati të tërhiqëm nga futbolli.
Te Milani kam një rol të madh, shumë përgjegjësi dhe kam mundësinë të tregoj aftësitë e mia si lider.
Jam 40 vjeç por në fushë ndjehem më i fuqishëm e më i ri.”
Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të befasojë me deklaratat e tij ku karriera në futboll duket se do të vazhdojë ended he pse mosha e tij thotë të kundërtën./H.LL/albeu.com