Aguero u dërgua në spital për teste të zemrës

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero është dërguar në spital për teste për shkak të problemeve në gjoks që pati, ka njoftuar Barcelona të shtunën mbrëma.

Aguero është larguar pak para fundit të pjesës së parë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Alavesit e cila përfundoi 1-1.

Aguero u rrëzua dhe mbante dorën në gjoks, ndërsa mori tretman disa minuta në fushë, para se të dërgohej në Spital. Nga Barcelona është thënë se ai është dërguar në spital për “kontroll të zemrës.

Trajneri i përkohshëm i Barcelonës Sergi Barjuan për La Liga TV, ka thënë se nuk mund të tregojë diçka më tepër pos që Aguero është dërguar në spital dhe po i nënshtrohet testeve.


Shtuar 31.10.2021 12:24