Franca ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar, teksa përballet me një rritje të rasteve nga koronavirusi, që kërcënon të mbingarkojë spitalet e vendit.
Sipas BBC, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, si dhe do të zbatohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit.
Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me COVID-19.