“110 milionë euro për Becchetti-n, Shqipëria zgjohet me një gjobë më shumë nga Edi Rama”

“Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës do t’i paguajmë Francesco Becchetti-t 110 milionë euro.” Është kjo “fleta e gjobës” që është shpërndarë nëpër Tiranë pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Beccetti i cili kërkoi dëmshpërblimin për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. /abc news.al

Shtuar 4.04.2021 12:04