Edhe pse për gati një muaj futbolli është pezulluar, Liverpooli ka vazhduar interesimin për qendërmbrojtësin e Sevillas, Diego Carlos.
Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën e tij për t’i gjetur Virgil van Dijk një partner të fortë në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit, pavarësisht se tashmë ka Joe Gomez, Joel Matip dhe Dejan Lovren, transmeton lajmi.net.
“Ishte e qartë për mua se ardhja në Sevilla ishte një hap i madh në karrierën time pasi është një klub i madh, dhe nëse një ditë largohem, do të jetë vetëm për një nga ekipet më të mira në botë”, tha Diego Carlos.
Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet gjithashtu se shikojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit nga Brazili.