Deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj ndodhet ne seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ajo ka vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e partisë së saj.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetë të kësaj partie s’do të marrin pjesë në zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thotë Haradinaj.