Covid-19: EMA nis vlerësimin e pilulës Merck

Kompania Merck & Co njoftoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur vlerësimin e ilaçit eksperimental për trajtimin Covid-19.

Nëse autorizohet, Merck do të jetë ilaçi i parë antiviral oral që trajton sëmundjen tek të rriturit në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se të dhënat nga faza e tretë e provave klinike të paraqitura nga Merck , treguan se ilaçi uli me rreth 50% shanset e pacientëve të diagnostikuar së fundmi me Covid, për t’u shtruar në spital./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 13:34