Roma, Friedkin-Mourinho: Debati në telefon dhe tensioni në dhomat e zhveshjes

Pronari i ekipit kryeqytetas Dan Friedkin ka telefonuar Mourinhon pas humbjes së turpshme 6-1, dhe kanë debatuar gjatë.

Amerikanit nuk i kanë pëlqyer fjalët e teknikut portugez në media ku lakonte problemet merkatos nga klubi dhe se i duheshin patjetër transferime sa më shpejtë.

Friedkin ishte në dijeni të këtij problemi sepse ishte diskutuar e më parë, por ai u revoltua kur portugezi doli dhe e foli këtë gjë para mediave.

Gjithashtu tension ka patur edhe në dhomat e zhveshjes.

Në fund të ndeshjes Mancini dhe Pellegrini folën me skuadrën për të paktën 45 minuta për të rikthyher sado pak humorin.
Ato të dy u morën më shumë me Kumbullën dhe Mayoral të cilët ishin më të shënjestruarit nga Mourinho./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 14:18