Berisha nga Peshkopia: Janë mbledhur 2/3 e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD

Kryeministri Sali Berisha po mban “Foltoren” e tij në Peshkopi, dhe gjatë fjalës së tij ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

“Kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendit për ta kthyer PD në lartësinë e saj dhe te ecjes së sigurt drejt fitores që meriton”, tha Berisha.

Në Peshkopi Berisha është shoqëruar nga Roland Keta dh eish-kreu i Bashkisë Dibër, Ilir Krosi./albeu.com

 

 


Shtuar 19.10.2021 17:40