Një rast tronditës është publikuar në mediat online. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar i quajtur Markelian Pjetri, nga qyteti i Lezhës, i cili prej kohësh nuk ka asnjë kontakt me familjen.
Kushëriri i tij ka shkruar për redaksinë tonë, teksa tregon gjithë historinë e 18-vjeçarit që sot nuk dihet se ku është.
Ai rrëfen se Markeliani u largua me familjen për azil në Francë, por pasi mbushi moshën 18 vjeç u largua, me destinacion Shqipërinë. Mirëpo, që prej aty ai u zhvendos në Itali, ku pas shumë kohësh pa informacione, u gjet në Perugia nga një vajzë shqiptare, në gjendje shumë të rënduar.
Dyshohet se 18-vjeçari kishte përdorur në masë, drogëra të forta e për këtë ai përfunoi në spital. Së fundmi ai është larguar nga spitali dhe nuk dihet se ku është.
Familjari , me dorë në zemër, i bën thirrje gjithë shqiptarëve, që nëse ndokush e ka parë të komunikojë me të.
Apeli i familjarit: Pershendetje JOQ,urime per punen tuaj,ju lutem per nje rast urgjent,behet fjal per nje djal 18 vjeq,esht djali dajes tim,babai e la qe te vogel,u largua me nenen dhe vellain e vogel drejt Frances me shpresen per dokumenta,dhe pas ca koshesh qendrimi atje,mbushi moshen 18 vjeq dhe nuk e lejuan me te qendronte atje.
U largua nga nena dmth nga azili ku qendronte me iden qe te kthehej ne shqiperi,por perfundoi ne itali,dhe pas disa kohesh pa informacione per te,marrim nje informacion nga Perugia,nje vajz shqipetare e kishte gjetur dhe Ishte ne mes te rruges,i gjakosur,dhe ne krahet e shpuar me shiringa,besojm qe ka marr substanca te ndaluara dge esht ber mvartes.
Ajo vajza e dergoi ne spital,por mbren gjate nates ishte larguar dhe nuk kemi informacione per te,ju lutem nese ka donje Shqipetar zemermir,nese esht dikush qe ka mundesi te na ndihmoje,ta gjejm,ose ta sjellim ne shqiperi ose nje zgjidhje tjeter qfardo te jet,ju lutem te kerkoj numrin tim,jemi te pafuqishem per te bere dicka per te,ju kerkoj ndjes dhe ju luten na ndihmoni,faleminderit. Quhet MARKELIAN PJETRI,nga mirdita me origjine por vite qe jeton ne lezh,18 vjeq ,keto jan fotot e tij.”