Tashmë është zyrtare. Real Madridi ka publikuar një njoftim për uljen e pagave të futbollistëve dhe jo vetëm që shkon nga 10 deri 20 për qind. Kjo masë e marrë për shkak të krizës së Koronavirusit, prek lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të para të futbollit dhe basketbollit.
Në shënimin zyrtar, klubi mbretëror thekson se vendimi në fjalë, në marrëveshje midis kapitenëve dhe drejtuesve të njësisë, është marrë “vullnetarisht”.
Të lidhura
None found
“Ky vendim, i miratuar nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që mund të prekte pjesën tjetër të punëtorëve. Gjithashtu kontribuon në arritjen e objektivave ekonomike, për të zhvlerësuar në njëfarë mënyre ndikimin që do të ketë ulja e të ardhurave në këto muaj, si rezultat i pezullimit të garave dhe të paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve tregtare”, shkruhet më të në njoftim.
