“Ti e ndave nga Romeo?”, Aleksia Peleshi i përgjigjet për herë të parë Jonida Maliqit pas ironizimit (FOTO LAJM)

Bukuroshja Aleksia Peleshi, vajza e politikanit Niko Peleshi dhe një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj dhe për akuzat se ishte ajo që e ndau nga Jonida Maliqi e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me aktorin e humorit.

Ndër të tjera, Jonida e uroi çiftin e ri publikisht, por nuk mungoi edhe ironia. Por çfarë ka për të thënë Aleksia për këtë?

Në intervistën e saj me moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Aleksia replikoi për herë të parë.

Ester Bylyku: Jonida ju uroi publikisht. Ti a e falenderove? Apo nuk ke asnjë kontakt me të?

Aleksia Peleshi: Çfarë t’i them unë (qesh). Faleminderit. Jo nuk kam kontakte me të. Nuk më lidh asgjë me Jonidën, ajo është shumë më e madhe në moshë se unë dhe nuk ka lezet të kapemi me njëra tjetrën.

Ester Bylyku: Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse Romeo dhe Jonida u ndanë. është e vërtetë?

Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.


Shtuar 16.10.2021 11:15