Ish-portieri i Interit komenton vitin 1998: Ne fituam Kupën Uefa por Juve na vodhi titullin (VIDEO)

Gianluca Pagliuca, ish portieri Interit ka akuzuar Juventusin duke deklaruar se titulli i Serie A në Sezonin 1997-1998 i përkiste Interit por Juventusi e vodhi, shkruan Albeu.com.

Në fakt bëhet fjalë për rastin e famshëm kur Ronaldo Fenomeni u pengua nga Mark Juliano brenda zonës dhe arbitri nuk e dha penallti.

“Me Var-in do të kisha një trofe shtesë”, tha ish-portierin për mënyrën si përfundoi sezoni i diskutueshëm 1997-1998.

Ndërkohë, ndeshja Juve-Inter përfundoi 1-0 dhe Juventus fitoi titullin. Megjithatë Interi atë vit fitoi Kupën Uefa që sot quhet Europa League. /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.04.2021 17:13

Tags: , ,