Conte: Atalanta ekipi me formën më të mirë në Itali, duam t’i mposhtim

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka pohuar se Atalanta janë skuadra në Itali me “formën më të mirë” dhe sipas tij është e rëndësishme për të fituar ndaj tyre.

Pas dy fitoreve radhazi me rezultat 5-0, ekipi i Gian Piero Gasperini udhëton për tu përballur me liderët e ligës, Interin të shtunën dhe trajner i Nerazzurrëve pret një ndeshje “intensive” kundër një skuadre që po vazhdon të rritet.

“Do të jetë e rëndësishme të fitosh, sepse ne po luajmë ndaj një ekip të shkëlqyer aktualisht me formën më të mirë në ligë”, ka thënë fillimisht Conte në konferencë për shtyp.

Conte: Interi ishte i shkëlqyeshëm – Lukaku, një “diamant” që kam dashur të punoja gjithmonë

“Ata po vazhdojnë të rriten dhe janë shumë më të fortë se sa ishin vitin e kaluar. Do të jetë një provë e madhe. Gasperini po bën një punë të shkëlqyeshme. Ai është duke punuar në idetë e tij dhe detajet e tij për një kohë. Komplimente për të, është një punëtor i zellshëm. Atalanta janë një ekip i bukur për tu parë”.

“Pres një lojë intensive dhe fizike, të luajtur me intensitet të lartë nga të dy skuadrat. Ne duhet të jemi të kënaqur me rrugën tonë, por gjithashtu duhet të përmirësohemi në disa aspekte të lojës sonë”.

“Ata janë përpara, sepse ata vijnë nga një rrugë më e gjatë”.

“Për të fituar, ju duhet të shënoni gola, dhe ju duhet të sulmoni në një mënyrë të shkëlqyeshme. Por, bilanci bëhet thelbësor… Sigurisht. Nuk ka kuptim të shënosh shumë gola dhe më pas të pranosh shumë. Unë kurrë nuk kam parë një ekip të fitojë kampionatin me një sulm në nivelin e një skuadre nga mesi i tabelës”.


Shtuar 10.01.2020 17:21