Pak javë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie. E që prej atij momenti, ata janë kthyer në një ndër çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të shoëbiz-it shqiptar.
Në InstaStoryt e të dyve nuk mungonin momentet e bukura me njëri-tjetrin, por të gjithë e kishin vënë re mungesën e një fotoje të çiftit në profilet e tyre në Instagram
Dhe momenti i shumë pritur erdhi, Argjira ka publikuar një foto me Gracianon dhe madje përshkrimi është shumë i ëmbël.
“Ndjenja ime e preferuar”, shkruan Argjira ku ka marrë mënjeherë mijëra pëlime dhe komente.
Fotoja është bërë në Dubai ku çifti ka shkuar së fundmi dhe kanë festuar ditëlindjen e vëllait të Argjirës. Me këtë rast Graciano ka zbuluar edhe raportet me të duke e quajtur kunatin më të mirë./albeu.com/