Policia e qarkut Durrës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunë.
Është arrestuar E. L., 37 vjeç pasi ka dhunuar prindërit e tij dhe P. H., 60-vjeç pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- L., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij;
- H., 60 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.