Chelsea është duke planifikuar që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha në mënyrë që të luftojë për të gjithë trofetë.
Skuadra londineze tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi, por ka disa shënjestra edhe më të mëdha.
Chelsea po tenton që në verë të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, Moussa Dembelen nga Lyoni dhe mesfushorin e West Ham Unitedit, Declan Rice.
Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri: Kepa, James, Rudiger, Zouma, Alonso, Kovacic, Rice, Mount, Sancho, Pulisic, Dembele.